11:10 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi ide e dështuar?The Economist numëron arsyet përse nuk do të realizohet

21:27 | 18/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi ide e dështuar?The Economist numëron arsyet përse nuk do të realizohet

Në muajin gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftuan në një konferencë në Alpabah, Austri, se do të shqyrtonin ndryshime të kufijve, si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kusht për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Një ndryshim kufijsh mes Kosovës e Serbisë prej kohësh hidhej poshtë nga BE’ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vijë e kuqe që, nëse do të shkelej, rrezikonte të ringjallte konfliktin etnik, por komentet e bëra gjatë gushtit, nga zyrtarë të BE’së dhe të SHBA’së, u duk se sinjalizonin një ndryshim të qëndrimit, shkruan The Economist.

Megjithatë, revista prestigjioze britanike parashikon se një ndryshim kufijsh Kosovë-Serbi nuk do të ndodhë gjatë periudhës së viteve 2018-2022.

The Economist “beson se një propozim i tillë do të përballej me kundërshtime të fuqishme brenda Qeverisë së Kosovës, dhe nga vendet si Gjermania dhe Britania e Madhe, dhe se do të paraqiteshin vështirësi të konsiderueshme për të arritur pajtim për specifikat e kufijve të rinj”.

“Parashikimi ynë kyç është se një ndryshim kufijsh nuk do të ndodhë. Këtë e arsyetojmë në tri pika. E para, ka kundërshtim të gjerë në Kuvendin e Kosovës, si në mesin e partive në pushtet, ashtu edhe në mesin e atyre opozitare, për një hap të tillë. E dyta, do të shfaqeshin vështirësi të konsiderueshme për arritjen e një marrëveshjeje për specifikat që do të kënaqnin udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, dhe popullatat e prekura; për shembull, shumica e serbëve në Kosovë jetojnë në jug dhe në lindje, zona që nuk përfshihen në propozimin për ndryshim kufijsh. Përfundimisht, kundërshtimet e vazhdueshme nga Gjermania dhe Britania e Madhe përbëjnë një kundërpeshë ndaj mbështetjes së dukshme nga zyrtarët e BE’së, SHBA’ja dhe Rusia”, shkruan The Economist.

Propozimi për ndryshim kufijsh mund të jetë vetëm një taktikë negociuese nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, për të përgatitur BE’në dhe votuesit në vendet e tyre për një marrëveshje më modeste dhe më të arritshme Kosovë-Serbi, vlerëson revista britanike.

Për aq kohë sa anëtarësimi i Serbisë në BE mbetet i largët, The Economist ka thënë se nuk pret që Vuçiq të rekomandojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën e kundërshtojnë shumica e serbëve. /Express/

Etiketa: Kosova-Serbiathe economist
Pas

Zbulohet abuzimi me nënën e dy fëmijëve, Drejtori i personelit “pronar” i vendeve të punës

Para

Anulloi dasmën, vajza paguan policin për t’i këputur dorën të dashurit

Para
Anulloi dasmën, vajza paguan policin për t’i këputur dorën të dashurit

Anulloi dasmën, vajza paguan policin për t’i këputur dorën të dashurit

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.