Pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ‘korrigjim të kufirit’ mes Kosovës dhe Serbinë, reagimet kanë qenë të shumta.
Pas Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Fahran Haq zëvendës-zëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm tha i pyetur nga Deutsche Welle në New York tha, se:
‘Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje’.
Kombet e Bashkuara nuk janë përfshirë në këtë proces.
‘Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje’, theksoi Haq.
Ai nuk bëri komente mbi deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve.
‘Këto diskutime duhet t’i bëjnë palët’, tha ai.
Është kjo hera e parë që nga OKB-ja pranohet një zgjidhje e çështjes së Kosovës që mund të prekte edhe kufijtë. Deri më sot prekja e kufijve nuk ka ekzistuar si opsion zgjidhjeje.
Përndryshe ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve po kundërshtohet gjerësisht në Kosovë pasi një tentativë e tillë mund të çojë drejt luftës dhe destabilizimin e Ballkanit.
(B.H/Faxweb)