05:18 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkencërisht, heqja e pragut të TVSH-së është politikë e keqe

16:35 | 06/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkencërisht, heqja e pragut të TVSH-së është politikë e keqe

Nga Klodian Tomorri

Argumenti se shtrirja e TVSH-së në të gjithë zinxhirin e qarkullimit te mallrave mbyll shtigjet për evazion, teorikisht qëndron. Por sërish, heqja e pragut të tvsh-së është politike e keqe.

Përfshirja e bizneseve të vogla në skemën e tvsh-së e shndërron atë në një taksë regresive. Arsyeja është e ashtuquajtura compliance cost. (Kësaj është e vështirë t’i gjesh një term në shqip, por për të dhënë një ide compliance cost është kostoja e përmbushjes së një detyrimi ose kosto e të qenit në rregull me ligjin, në këtë rast kostoja administrative e pagesës së taksës).

Bizneseve me xhiro nga 0-25 mijë dollarë në vit, kostoja e përmbushjes tatimore u merr 10-18 për qind të xhiros vjetore. Për bizneset me xhiro mbi 100 mijë dollarë në vit compliance costs zënë vetëm 1 për qind të xhiros. (Burimi, FMN)

Pikerisht natyra regresive e kostos së vetpërmbushjes nënkupton se pragu më i mirë i tvsh-se nuk është zero. Por ku duhet vënë ky prag? Sa duhet teë jetë kufiri i xhiros, nën të cilin bizneset duhen përjashtuar nga skema e TVSH-së?

Nuk ka nje kufi te përcaktuar one size fits all sepse kjo varet nga tre faktore. Niveli i administratës, kostoja e përmbushjes dhe perfitimi social neto nga të ardhurat qe mblidhen nga taksa. (Burimi FMN, The modern VAT, Ebrill and others 2001)

Këto janë kostot nga krahu i bizneseve. Por përfshirja e të gjitha bizneseve në tvsh ka kosto edhe për administraten.

Ka nje rregull te pashkruar ne sistemet fiskale, qe mban thuajse ne çdo vend. Statistikisht, 70 për qind e te ardhurave tatimore që mbledh një shtet në buxhetin e tij, vijnë nga vetëm 1 për qind e bizneseve.

Këto janë korporatat e mëdha. Bizneset e vogla, ndonëse zënë 80-90 për qind të numrit total të bizneseve, japin vetëm 10 për qind të të ardhurave tatimore. (Burimi Micheal Keen, FMN fiscal department)

Pra administratës do i duhet të kontrollojë 90 për qind të bizneseve për të mbledhur 10 për qind të të ardhurave.

Dhe sigurisht, përtej këtyre dy argumentave shumë të fortë, është dhe një tjetër jo me pak. Dimensioni social. Në sakrifikojmë disa të ardhura nga taksat, për të marrë ca vende punë më shumë, që zbusin varferinë.

Ka një arsye se pse shumica e vendeve, përfshirë ato më të zhvilluarat me administratë tatimore shumë eficente, nuk i përfshijnë të gjitha bizneset në skemën e tvsh-së. Përjashto disa shtete, të cilat nuk janë model i mire i administrimit fiskal, si Greqia apo Spanja, te gjithë vendet e tjera fillojnë e zbatojnë tvsh-në nga mbi një prag xhiroje që luhatet nga 20 deri ne 100 mijë euro.

Megjithatë ky është nje debat i gjatë me argumenta dhe kundërargumenta. Por sërish, shkencërisht ekuilibri optimal i pragut të tvsh-së nuk është zero.

 

 

 

 

Etiketa: biznesi i vogeledi ramaklodian tomorriTVSh
Pas

”Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë, vret biznesin e vogël”

Para

Vetëm pak orë para ndeshjes, një tjetër futbollist i Kombëtares pëson tërheqje muskulare

Para
Vetëm pak orë para ndeshjes, një tjetër futbollist i Kombëtares pëson tërheqje muskulare

Vetëm pak orë para ndeshjes, një tjetër futbollist i Kombëtares pëson tërheqje muskulare

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.