01:37 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkencëtarët të shqetësuar për “zonën e vdekur” në Gjirin e Meksikës

08:14 | 04/08/2021
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkencëtarët të shqetësuar për “zonën e vdekur” në Gjirin e Meksikës

Shkencëtarë të mbështetur nga Agjencia Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, njoftuan të martën se “zona e vdekur” e krijuar këtë vit në Gjirit të Meksikës është më e madhe se ç’ishte parashikuar. Kjo zonë me një sipërfaqe prej 16,000 km katrore është më e madhe se Liqeni i Ontarios dhe Liqeni Erie të marrë së bashku.

NOAA kishte parashikuar në qershor se do të krijohej një zonë hipoksike, me pak ose aspak oksigjen për të ofruar kushte jetese për gjallesat nënujore, me një shtrirje prej 12,600 km katrore, e cila do të ishte më e vogël se sipërfaqja e krijuar gjatë pesë viteve të fundit. Por në realitet “zona e vdekur” rezultoi shumë më e madhe.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Luizianës mblodhën të dhëna nga zona e vdekur, duke matur nivelin e oksigjenit dhe përqëndrimin e kripës. Këto prova kanë rëndësi kritike për punën e NOAA-s për të modifikuar modelet kompiuterike që bëjnë parashikime mbi metodat dhe faktorët që ndikojnë për të zvogëluar këtë zonë të vdekur.

Zgjerimi i zonës besohet se është shkaktuar nga ndotës kimikë që përdoren në ferma si dhe në jetën urbane dhe derdhen në Gji përmes Lumit Misisipi. Këto substanca rezultojnë në shtimin e algave që thithin oksigjenin e zonës. NOAA punon për mbrojtjen e mjediseve ku gjallon jeta e egër në oqeane e dete, pasi janë kritike për peshkimin.

Grupi i Punës për Lumin Misisipi dhe Gjirin e Meksikës i përdor të dhënat për të analizuar përqëndrimin e lëndëve kimike ndotëse në ujëra. Në bashkëpunim me fermerët dhe bizneset e zonave nga rrjedhin lumejtë, ata dalin me projekte për të përmirësuar cilësinë e ujit.

Pas

Basha nxjerr foton e Ramës nga helikopteri: Ia hoqi punonjësve të ushtrisë për udhëtimet e tij personale

Para

22-vjeçari prek në vendet intime stjuardesat dhe godet stafin e avionit, pasagjeri “e lidh” pas sediljes

Para
22-vjeçari prek në vendet intime stjuardesat dhe godet stafin e avionit, pasagjeri “e lidh” pas sediljes

22-vjeçari prek në vendet intime stjuardesat dhe godet stafin e avionit, pasagjeri “e lidh” pas sediljes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.