Në këto momente po luhet ndeshja e kthimit e turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës mes Shkëndijës së Tetovës dhe ekipit lituanez të Trakait në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.
Aktualisht rezultati është 2-0 në favor të Shkëndijës dhe nëse nuk ndryshon asgjë deri në fund ekipi shqiptar nga Maqedonia kualifikohet për më tej, kjo sepse në ndeshjen e parë Shkëndija kishte humbur me rezultatin 2-1.
Shkëndija po bën një paraqitje mjaft të mirë deri tani. Goli i parë u shënua nga Armend Alimi në minutën e 29, ndërsa i dyti nga Ferhan Hasani me një supergoditje nga larg pas një faulli të shkaktuar nga kundërshtarët. (B.H/Shuplaka)