16:51 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkëndijat e tensionit mes Kurtit dhe Ramës/ Kryeministri shqiptar kushtëzon marrëdhënien me Kosovën, me realizimin e idesë së Vuçiçit

12:12 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkëndijat e tensionit mes Kurtit dhe Ramës/ Kryeministri shqiptar kushtëzon marrëdhënien me Kosovën, me realizimin e idesë së Vuçiçit

Edhe pse dukej se do të ishte një vizitë miqësore, e para për Albin Kurtin në cilësinë e kreut të qeverisë së Kosovës, jashtë vendit, tensionet nisën shumë shpejt, pikërisht kur u pyetën nga gazetarët për idenë e Minishengenit Ballkanik.

I pari që kërkoi të përgjej ndaj kësaj pyetjeje ishte Albin Kurti, i cili tha se për këtë temë kishte folur shumë pak me Ramën, duke qenë se prioritet i tij si kryeministër ishte makroshengeni shqiptar.

“Kjo ishte një temë që u diskutua pak në takimin tonë, pasi sot më shumë folëm për makroshengenin shqiptar, sesa mbi mini-shengenin ballkanik”, tha Kurti, ku nuk vonoi as përgjigja e Ramës, ku në ajër u dallua dhe tensioni, mes të dyve.

Si një prej nismëtarëve të Minishengenit së bashku me Vuçiçin, Rama tha se nuk mund të ketë makroshengen të shqiptarëve pa atë Ballkanik, duke kushtëzuar në këtë mënyrë, marrëdhëniet mes dy shteteve të të njëjtit komb.

“S’ka mini shengen shqiptar, nëse nuk ka mini shengen ballkanik. Është e vërtetë që kemi nevojë për një shpejtësi të re, Albini është i ri në detyrë. Besojme se Komisioni ndërshtetëror do ti japi mundësi të dy qeverive për të parë marreveshjet ekzituese”, tha më tej Rama në fjalën e tij.

Ideja e Minishengenit u kundërshtua ashpër nga qeveria e kaluar në Kosovë, ku Haradinaj dhe Thaçi nuk pranuan që të ishin në asnjë prej takimeve të zhvilluara në nivel drejtuesish vendesh, sa kohë që nuk ka njohje reciproke mes vendeve.

Minishengeni ka sjellë reagime të vazhdueshme edhe nga opozita në Shqipëri, e cila e konsideron këtë përpjekje të Ramës , si një ndihmë në krijimin e Serbisë së Madhe, sa kohë që dhe vetë Vuçiç, do të deklaronte në një intervistë, se ai ishte autorizuar që të fliste në emër të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, edhe me liderë të tjerë europianë.

Për tu rikthyer te vizita e Kurtit në Tiranë, të dy kryeqeveritarët ranë dakord që mbledhja e radhës mes kabineteve të të dy vendeve të mbahet në Shkodër, edhe pse duhet thënë se deri tani nuk ka një bilanc të marrëveshjeve që janë nënshkruar me qeverinë e mëparshme të Ramush Haradinajt.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: rama kurtitension mes rames dhe kurtit
Pas

EMRAT/ Magjistratët e diplomuar emërohen në rrethe, kush janë 10 prokurorët e rinj

Para

OFL kërkon deklarimin e pasurisë dy të “fortëve” në Tiranë (EMRAT)

Para
Tërboi rrjetin me paraqitjen e saj, kush është oficerja s*ksi e OFL (FOTO+EMRI)

OFL kërkon deklarimin e pasurisë dy të "fortëve" në Tiranë (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.