Një masiv shkëmbor është shkëputur paraditen sotme, duke rënë mbi rrugën Elbasan-Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cingar.
Shkëmbinj, gurë dhe inerte u shkëputën, dhe rrëshqitën duke rënë në rrugë.
Fatmirësisht në atëmoment nuk ka pasur automjete që qarkullonin. Por masa shkëmbore ka shkaktuar panik dhe frikë për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët.
Bëhet me dije nga burimet për Fax News, se në vendin e ngjarjes janë dërguar fadroma dhe makineri që kanë nisur pastrimin e rrugës.
Megjithatë rreziku mbetet evident pasi një masë tjetër e madhe është gati të shkëputet edhe pse ka rrjetë mbrojtëse dhe kavo. Këto elementë sigurie kurrsesi nuk mund të mbajnë peshën e malit ndaj rruga paraqet rrezik dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse.
Rreziku shtohet akoma më shumë sepse shembja ka ndodhur në një kthesë të vështirë dhe ku mungon edhe sinjalistika.
Gjithsesi deri më tani autoritetet janë mjaftuar vetëm më largim e gurëve dhe inerteve, duke e rritur rrezikshmëri për kalimtarët në këtë aks rrugor.
(E.V/Faxweb.al)