Tashmë e dimë shumë mirë se kur je person i famshëm veç komentet pozitive të fansave, ndonjëherë do të kesh edhe ndonjë “smirush’ që mund të vështirësoj ditën disi.
Jona Kalemaj, një banoret më të pëlqyera të “Big Brother Albania 7”, e cila është dhe mjaft aktive në rrjetet sociale, me sa duket ka kaluar një situatë të pakëndshme të cilën ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrën më epike të mundshme.
Përmes një postimi në Insta Story ditën e sotme, duket se një prej ndjeksëve e ka mërzitur së tepërmi Jonën, aq saqë ajo i kërkoi që të zhduket nga Instagram-i i saj dhe ta lërë atë rehat.
“Dëgjo këtu ti, (mashkull apo femër, apo feshkull, çfarëdo qofsh), se ngele duke shkruar me lloj-lloj adresash fallco, duke më thënë të njëjtën gjë ‘shko bëj hundën.’ Ta rris pak thua? Se më të vogël i bie me e zhduk fare. Pse nuk zhdukesh ti nga ‘Instagram-i’ im dhe të më lësh rehat me super hundën time të shkretë që po i bie në qafë kot…”, mbishkruan Kalemaj.
Rikujtojmë se Jona është nënë e dy vajzave që quhen Ejsi dhe Santa.