Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë tek Harku i Bërdicës. Sipas informacionit të policisë orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post