11:07 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkodër, aktivitet sportiv në mbështetje të betejës kundër kancerit të gjirit

19:03 | 03/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkodër, aktivitet sportiv në mbështetje të betejës kundër kancerit të gjirit

Në pikën turistike të Shirokës, buzë liqenit më të madh të Ballkanit, atë të Shkodrës, u bashkuan sot sportistë amatorë nga Shqipëria, Mali Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në edicionin e 11-të “Triathlon Labeat”, që bashkon në një sportin e notit, çiklizimit dhe vrapimit. Organizuar nga “Shkodra Sport”, edicioni i këtij viti i kushtohet luftës për parandalimin e kancerit të gjirit si dhe promovimit të vlerave turistike të Liqenit të Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

E reja Liljana Idrizaj ishte mes rreth 70 garuesve të sotëm në trigarëshin e zhvilluar në pikën turistike të Shirokës. Megjithëse një garë e vështirë, ajo thotë se këmbënguli për të marrë pjesë për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë e vajzat.

“Mora pjesë për shumë arsye; jo vetëm për pjesën e fushatës kundër kancerit të gjirit, por edhe për pjesën e sportit, Novartis-it, Shkodrës, historikut të qytetit, familjes. Edhe për të dhënë një mesazh që sporti është ai që na bën për të jetu më shëndetshëm dhe për të parandalu sëmundjen e kancerit”.

Garat e sotme, të zhvilluara në pikën turistike të Shirokës, vetëm 7 kilometër nga qyteti i Shkodrës, janë mbështetur edhe nga “Europa Donna Albania”, organizatë që , sipas drejtueses së saj Donjeta Zeqa, ndihmon gratë dhe vajzat e diagnostikuara me kancer të gjirit.

“Është shumë e rëndësishme që aktivitetet fizike të jenë gjithmonë të pranishme në jetën e vajzave dhe grave, sidomos atyre që diagnostikohen me kancer të gjirit. Si organizatë ne i vëmë gjithnjë rëndësi bërjes sa më shumë të aktivitetit fizik dhe jetesës së shëndetshme”.

Mes sportistëve nga rajoni, në veprimtaritë e zhvilluara sot në pikën turistike të Shirokës, ishte edhe një grup sportistësh nga Gjakova, të cilët vlerësojnë jo vetëm mesazhet e aktivitetit, por edhe vlerat turistike të bregut të Liqenit të Shkodrës.

“Unë jam Bestrim Vula, vij nga Gjakova, klubi “Gjakova 137”. Është hera e tretë që marrim pjesë në “Triathlon Labeat” në Shkodër. Kësaj herë ka qenë edhe më e rëndësishme sepse do t’i mbështesim gratë në luftën ndaj kancerit të gjirit. Për këtë e kemi bërë këtë garë. Jemi mjaft të kënaqur me organizimin, me mikpritjen e shqiptarëve të Shqipërisë dhe ne gjithmonë do t’i mbështesim dhe do të jemi përkrahës të kësaj gare”.

Liqeni i përbashkët i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është një nga destinacionet e rëndësishme të turizmit në rajon. Me larminë e ekosistemit natyror, por edhe aktivitetet e shumta dhe pikat turistike përgjatë bregut, ai i tërheq turistët në të gjithë stinët e vitit.

“Sa më tepër aktivitete sportive, muzikore, etj. Kjo është për mendimin tim thembra e Akilit. Për mendimin tim, duhet të hapen pikat e kufirit, sidomos këtu në fshatin Zogaj, për të bërë të mundur kalimin për këmbësorët, për biçikletat. Liqenin e përbashkët ne duhet ta shfrytëzojmë bashkërisht edhe në aspektin sportiv”.

Në përpjekje për të bashkëpunuar për zhvillimin e turizmit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës, Shqipëria dhe Mali Zi kanë rënë dakort për hapjen e një pike të re të kalimit kufitar në afërsi të fshatit Zogaj, pikëkalim ky, që pritet të lehtësojë komunikimin përgjatë bregut të liqenit./VOA

Pas

Vjosa Osmani vizitë në Shqipëri, Ismail Kadare do të dekretohet me nënshtetësinë e Kosovës

Para

Britani e Madhe: Një numër rekord emigrantësh për vitin 2023 kaluan vendin brenda një dite

Para
Britani e Madhe: Një numër rekord emigrantësh për vitin 2023 kaluan vendin brenda një dite

Britani e Madhe: Një numër rekord emigrantësh për vitin 2023 kaluan vendin brenda një dite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Kosova pranon autoblinda amerikane, pilotët e FSK-së përfundojnë trajnim në Turqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.