Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçar për veprën penale kalim i paligjshëm kufiri.
Uniformat blu kanë prangosur shtetasin me iniciale B.D, i cili me makinën e tij tip “Range Rover” kundrejt pagesës ka tentuar të kalojë kufirin së bashku me 4 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë në Velipojë u regjistrua një sherr i madh mes të rinjve ku 4 persona rrahin dhe kërcënojnë me armë 22-vjeçarin.
DVP Shkodër:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D. 44 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.
Në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, kanë konstatuar se në mjetin tip “Range Rover “, që drejtohej nga shtetasi B.D, ndodheshin katër shtetas nga vendet e treta, të cilëve ky shtetas u kishte marrë një sasi eurosh me qëllim për ti ndihmuar të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin për në Mal të Zi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Rr. 50 vjeç banues në fshatin Mes, Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit:
D. V. 51 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, dhe Q. R. 45 vjeç , banues në fshatin Gruemirë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar shërbimet e Policisë ju kanë gjetur r dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1300 kilogramë duhan të thatë dhe duhan pluhur e mijra cigare, pa dokumentacionin përkatës tatimor.
Specialistët e Stacionit të Policisë Velipojë shpallen në kërkim shtetasen G. Sh. pasi në dy hotelet që administrohen nga ana e saj, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e pa ligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu nga specialistët e Stacionit të Policisë Velipojë u proceduan shtetasit: H. R. 61 vjeç, E. R.23 vjeç dhe R. R. 20 vjeç , të 3 banues në Velipojë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. R. 22 vjeç, banues në Velipojë, pasi kanë goditur me grushte dhe dyshohet se e kanë kanosur me armë shtetasin K. S. 22 vjeç, banues në Velipojë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.