Policia e Shkodres ka asgjesuar diten e sotme ne territorin e fshatit Xhan, rreth 390 bime kanabisi shumica ne proces tharje, ndersa eshte sekuestruar edhe nje arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Policia njofton se ka arrestuar 46-vjeçarin Arjon Fusha, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike.
Njoftimi i policisë:
Shkoder/ Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i paster”, kunder kultivimit te bimeve narkotike.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Shkodër, i zhvilluar në territorin e fshatit Xhan, të njësisë administrative Pult, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe i armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga 46-vjeçari Arjon Fusha, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak.
Asgjesohen rreth 390 bime kanabis, shumica ne proces tharjeje.
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Discussion about this post