Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për dy autorët e grabitjes në Shirq të Dajçit në Shkodër. Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj janë lënë në arrest me burg nga Gjykata, ndërsa kanë pranuar autorësinë e grabitjes.
Fax Neës raporton se policia gjithashtu ka arrestuar edhe një person të tretë, shtetasin Altin Alia i cili është denoncuar nga i zoti i shtëpisë Mark Alia duke thënë se e ka njohur. Altin Alia është nipi i zonjës së shtëpisë Shaqe Alia. Ky i fundit ka mohuar se ka lidhje me grabitjen, pasi në ato moment ka qenë në lokal duke parë një ndeshje futbolli dhe se është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Grabitje me armë ka ndodhur mesnatën e datës 21 shkurt në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër.
Tre persona me armë pistoletë kanë hyrë në një banese dykatëshe ku kanë marrë një çifte, një makinë tip ML ngjyrë e zezë me targe 267 NG dhe një celular. Ngjarja ka ndodhur në familjen e Mark Alija ndërsa familjarët thonë se është dikush që na njeh sepse shtëpia ka sistem alarmi dhe kamera sigurie por sinjali i alarmit nuk ka rënë.
Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj emrat e grabitesve qe arrestoi policia ne Tirane.
(M.Q/Faxweb)