Policia ka arrestuar dy autorët e grabitjes në Shkodër. Automjeti i grabitur është gjendur në Tiranë e tipit ‘ML’. Janë gjetur edhe materialet e grabitura në familjen Mark Alija.
Grabitje me armë ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër.
Tre persona me armë pistoletë kanë hyrë në një banese dykatëshe ku kanë marrë një çifte, një makinë tip ML ngjyrë e zezë me targe 267 NG dhe një celular.
Ngjarja ka ndodhur në familjen e Mark Alija ndërsa familjarët thonë se është dikush që na njeh sepse shtëpia ka sistem alarmi dhe kamera sigurie por sinjali i alarmit nuk ka rënë.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar më tej në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Po ashtu janë ngritur disa postoblloqe për kapjen e autorëve, të cilët edhe sipas Policisë mendohet të jenë banorë të zonës.
Arrestohet një grup kriminal ku operonin në qarkun Shkodër, në fushën e grabitjeve me armë
Më datë 20.02.2018, rreth orës 24:00, në fshatin Shirq, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit M. A, të cilët kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh, dhe automjetin e parkuar në oborr.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku pas një pune intensive të bërë nga strukturat e D.V.P. Shkodër, Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat F.N.Sh Shkodër në bashkëpunim me D.V.P. Tiranë, Komisariatin e Policisë nr. 3 Tiranë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij grupi kriminal të dyshuar për këtë ngjarje, ku sëbashku me personat janë gjetur mjeti dhe të gjitha sendet e vjedhura në banesën e shtetasit M.A.
Për arsye të hetimeve emrat e personave dhe detaje të tjera nuk bëhen publike në lidhje me këtë ngjarje.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi që dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në rrethin e Shkodrës.
Në përfundim të veprimeve do ketë komunikim tjetër.
(M.Q/Faxweb)