Një efektiv i FNSH Shkodër ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar. Pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor.
Për shkak të stuhisë se madhe dhe erës e ka patur shumë të vështirë lëvizjen.
Burime nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij, duke rënë në kanal ku ka humbur jetën.
Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale.
Discussion about this post