Dy persona të armatosur kanë terrorizuar një çift pleqsh, pasi i kanë kthyer gjithë shtëpinë përmbys për të kërkuar djalin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Bushat të Shkodrës, ku dy të moshuarit janë kërcënuar me armë për të treguar se ku fshihej djali i tyre. Por të moshuarit nuk e kanë ditur përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe janë larguar.
Sipas të dhënave të policisë, djali i ciftit të moshuar kishte shumë pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ende nuk është zbuluar se kush janë dy personat e armatosur, por policia është vënë në kërkim të tyre. (D.D/Shuplaka)