Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Bahçallëk” në Shkodër.
Fax News raporton se makina ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktima është Ejll Gjergji, rreth 60 vjeç.
Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin ndalimin autorit.
Njoftimi i Policisë:
Informacion Paraprak Më datë 24.04.2018, ora 15:05, ka ardhur një telefonatë ne sallën e komandimit se në aksin rrugor Shkodër – Tiranë, në lagjen Baçellek, ka ndodhur një aksident Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se automjeti tip Benz, me targa AA733RA, me drejtuese shtetasen D. J. 25 vjeçe, banuese Shkodër, ka përplasur shtetasin E. Gj. rreth 60 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen e menjëherëshme dhe po dergohet ne Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Drejtuesja e mjetit po shoqërohet në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(M.Q/Faxweb)