Një 58-vjeçar është ndaluar nga OPGJ-të pasi goditi për shkak të detyrës një punonjës të Komisariatit të Policisë në Pukë. Ndërsa në Shkodër, një 50-vjeçar është arrestuar për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin e tij, për të cilën nisi hetimi dhe për 6 punonjës të OSHEE-së.
Një 58-vjeçar është ndaluar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pasi goditi me grusht një punonjës të Komisariatit të Policisë në Pukë. Dyshohet se H.T., 58 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Komisariatit të Policisë Pukë.
Ndërkohë Komisariati i Policisë në Shkodër bëri të mundur arrestimin në flagrancë të Gj.P., 50 vjeç pasi kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrikë në biznesin në pronësi të tij. Për këtë rast ka nisur një hetim për 6 punonjës të OSHEE-së për ‘Shpërdorim detyre’.
‘Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimeve Ekonomiko-Financiare, arrestoi në flagrance shtetasin Gj. P., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin në pronësi të tij. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 punonjës të OSHEE-së, mbi dyshime për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.’, thuhet në njoftimin e policisë.