Një 32 vjeçare është gjetur e pajetë në Shkodër. Burime nga Fax News raportojnë se ka gjetur vdekjen Xhozefine Çefaj dhe dyshohet se ka humbur jetën nga helmimi.
Fax News raporton se vajza në fjalë ka qenë e pranishme në një dasëm në një lokal në periferi të qytetit në fshatin Melgushë të Shkodrës.
Ajo ka dalë jashtë lokalit dhe më pas familjarët e kanë gjetur të vdekur.
(M.Q/Faxweb)