Reparti i kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por është dashur zhvendosja e pacientëve.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë, duke vënë nën kontroll zjarrin.
Një prej pacientëve tregon se fillimisht u krijua një frikë e madhe për shkak se u përhap lajmi se ka rënë zjarr. Më pas, thotë aim të gjithë kanë dalë jashtë spitalit.
Shkak i zjarrit në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal në Shkodër dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po shqyrton rrethanat e plota të përhapjes së zjarrit.
Discussion about this post