Një 76-vjeçar është arrestuar pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë 2 persona në qytetin e Shkodrës
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në në rrugën “Filip Shiroka”.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.