Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Rragam, Shkodër, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. H, 49 vjeç, banues në fshatin Rragam.
Shtetasi A.H ndodhet tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore të Policisë së Shkodrës është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç.
Po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(M.C/FAXWEB.AL)