Shërbimet e Policisë Shkodër kanë shoqëruar shtetasin S.B., pasi qarkullonte me një automjet të blinduar, pa pasur autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Ai është njohur me masën administrative, ndërsa pritet të nisin procedurat e konfiskimit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.