Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Gimaj të Njesisë Administrative Shalë në qytetin e Shkodrës.
Teksa shtëpia është shkrumbuar totalisht, fatmirësisht asnjë nga banuesit nuk ndodhenin aty.
Është raportuar se forcat zjarrfikëse kane marrë informacion dhe, bashkë me policinë po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Dyshohet se shkaqet mund të kenë qenë aksidentale.