Një pallat është përfshirë nga flakët këtë të shtunë, në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, mësohet se zjarri ka rënë katin e parë të pallatit tre katësh i njohur ndryshe si “Pallatit të Beqarëve”. Por, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikseve është bërë e mundur evakuuimi i banorëve që ndodheshin në këtë pallat, famirësisht nuk raportohen dëme në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhur shkakun e këtij zjarri, ku deri tani nuk ka asnjë informacion se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë zjarr.