Gjykata në Shkodër ka vendosur ‘arrest me burg pa afat’ për Bashkim Telin, 69 vjecari qe vrau gruan e tij Suzana Shemuni në Shkodër.
Gjatë seancës të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani Teli ka shfaqur çrregullime gjate deshmisë së tij.
Mbrojtja ka kërkuar ekspertizë neuro-psiqike pasi Bashkimi që vrau gruan me çekiç deklaron se ka krimba të cilët nga zorrët i kalojnë në trup krahë fytyrë dhe i dalin nga goja.
Ai në vitin 2012 ka pësuar aksident automobilistik dhe nuk është kuruar plotësisht.
Ai nuk pranoi mbrojtje pasi gjykon se i ka ditët e numëruara. Sipas të dhenave bashkëjetuesja e tij Suzana prej një viti kishte bërë që Bashkim Teli të humbiste çdo kontakt me familjarët dhe vajzat e tij
Të bijat i kanë thënë që prej një viti nuk kontaktonin me të atin.
(M.Q/Faxweb)