11:52 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkodra akoma nën ujë, në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka

10:43 | 15/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkodra akoma nën ujë, në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka

Ka shkuar në 2400 ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes thotë se në Njësia Administrative Bushat ka pasur 370 ha tokë të përmbytur, ndërsa në Bërdicë 290 ha.

Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e përmbytur është 785 ha.

Ndërsa më e madhe kjo sipërfaqe është në zonën e Anës së Malit, e cila shkon 1200 ha tokë pasi niveli i ujit është rritur.

Njoftimi i plotë

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 15 mars 2018  paraqitet si me poshtë : Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe sipërfaqja totale ka arritur  mbi 2400 Ha.  Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:

Hidrometri i Njësisë Ad. Dajç tregon kuotën 6.45.

Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 70 ha, fshati Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 15 ha.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

  1. Foraxhere dhe jonxhe 283 ha
  2. Bime dekorative 10 ha
  3. Vreshte 0,5 ha
  4. Grurë 5 ha
  5. E pakultivuar 481.5 ha

Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit:

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

  1. Jonxhe 713 Ha
  2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
  3. Grurë 5 Ha
  4. Sera 3 Ha
  5. Bimë dekorative 20 Ha
  6. Vreshtë 1 Ha
  7. Ullishte 2 Ha
  8. Agrume 1Ha
  9. Tunele 1
  10. Pemëtore 3
  11. Perime 2
  12. E pakultivuar 310 Ha

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 60 palë çizme të gjata

për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 250 bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë:

  1. Fshati Trush 140 ha
  2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha
  3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:

  1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha
  2. Grurë 3 ha
  3. E pakultivuar 112 Ha

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 130 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë. Në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e

përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

Koncentrat 40 t

  1. Bar i thatë 20 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi  rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të  mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: permbytjet ne shkoderrritet siperfaqja
Pas

”Janë të PD-së”, plas mes artistëve, Çipi-Imamit: Lum Partia që të ka!

Para

Rama sulmon opozitën në Kuvend: Po derdhin lot krokodili, nuk kanë lidership

Para
Rama sulmon opozitën në Kuvend: Po derdhin lot krokodili, nuk kanë lidership

Rama sulmon opozitën në Kuvend: Po derdhin lot krokodili, nuk kanë lidership

Discussion about this post

 



Të Fundit

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.