17:36 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë, INSTAT: Situatë e ngjashme në të gjithë qarqet, përveç Tiranës

07:42 | 24/03/2025
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për çmimin Nobel po përdor historinë e tij për të joshur turistët

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%.

Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3% në Qarkun e Shkodrës dhe 27,3% në Qarkun Kukës, deri në 0,7% në Qarkun e Beratit.

Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur me 1,2%, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.

 

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6%) banon në Qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 9,7% ndaj popullsisë gjithsej.

Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6% dhe 2,5% të popullsisë përkatëse. Shpërndarja e popullsisë në territorin e Shqipërisë tregon një përqendrim në Fier, Durrës dhe veçanërisht në Tiranë. Rezultatet censit 2023 treguan se popullsia e vendit ra me ritme më të shpejta se dy dekadat e para të tranzicionit. Shqipëria kishte 2,402,113 banorë mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 17-18 shtator 2023, prej të cilëve, 49,6% janë meshkuj dhe 50,4% femra. Krahasuar me të dhënat e censit 2011, popullsia e vendit është pakësuar me 14.8%.

Kjo rënie ishte më e lartë se në periudhën 2001-2011 ku popullsia me ra me 9.6% ose rreth 300 mijë persona, teksa në dekadën e parë të tranzicionit, 1989-2011, popullsia e vendit u tkurr me vetëm -3.1%.

Të dhënat tregojnë se emigracioni është shkaktari kryesor i rënies së popullsisë, pasi gjatë 2011-2021 vendi kishte shtesë natyrore (lindjeve-minus vdekje) pozitive me mbi 88 mijë persona. Popullsia e vendit do të ishte rreth 2,9 milionë banorë (shtesa natyrore 88 mijë persona plus 420 mijë persona që mungojnë plus 2.4 milionë banorë).

Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë strukturën e popullsisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vite nga viti 2011, kur ky tregues ishte 35.5 vjet./ Monitor

Pas

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për të mposhtur qelizat e padukshme të kancerit

Para

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç: Unë jam Trump në Ballkan, CNN gënjen

Para
Vuçiç vendos afate: Qeveria e re krijohet deri më 20 mars, ose në maj mbajmë zgjedhje të parakohshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç: Unë jam Trump në Ballkan, CNN gënjen

 



Të Fundit

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.