Edhe në Shkodër vijon bojkoti i pedagogëve. Peter Saraçi, kryetar i sindikatës së pedagogëve në Shkodër në një komunikim për mediat ka thënë se kanë edhe mbështetjen e studentëve të cilët sipas tij penalizohen nga ligji për arsimin e lartë.
Ai shtoi se ka pasur tentativa indirekte për ndërprerje të bojkotit
Peter Saraçi: Vijon bojkoti edhe tek ne i qëndrojmë thirrjes së protesëts. Sot nuk jemi në Tiranë se kërkohet një organizim dhe ka kosto financiare.
Shpresoj që brenda ditës të ketë lëvizje nga ministria, ndërkohë asnjë lëvizje nga rektorati. Kemi mbështetjen e studentëve i kërkoj ndjesë por u bëj thirrje. Viti i parë ndoshta nuk e kupton por vitet e tjera penalizohen nga mosfunksionimi, nga veprimet diskriminuese që ka sjell ligji për arsimin e lartë. Bojkoti është pa afat.
Vetëm sindikata mund të ndërpresë bojkotin. Gjatë javës do të ketë takim me pedagogët.Është pak vështirë me u organizu. Ka edhe kolege që nuk kanë firmosur peticionin po na janë bashkuar. Ka pasur tentativa indirekte për ndërprerje të bojkotit por kemi vendosur ti diskutojmë me palën tjetër.
Rikujtojmë se bojkoti i pedagogëve ka hyrë në javën e dytë teksa ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë kryesisht me rritjen e pagës dhe rritjen e financimit për kërkimin shkencor.