Tema e emisionit “Aktualitet”, në FaxNews me gazetarin Bejdo Malo ishte turizmi dhe sipërmarrja private. Të ftuar ishin disa sipërmarrës të vendeve të ndryshe në Shqipëri.
Redon Peshkëpia foli për turizmin në Gjirokastër dhe lidhja e kulinarisë me traditën. Peshkëpia shprehet se në zonën e Gjirokastrës dhe labërisë ka shumë mundësi të shijohen prodhimet bio të vendit.
Ndërsa Bujar Bardhi, një i ri nga Kruja i cili ka edhe fermën me të njëjtin emrin “Ferma Bardhi”. Ai thotëse dikur kishtë ëndërr të kishte një fermë të veten, ëndërr të cilën e realizojë para tre vitesh.
“Zona e Gjirokastrës dhe Labëria keni mundësi të shijoni prodhimet bio. Gjikrokastra është bërë në një vend turistik, dhe ne si resort jemi munduar ta bëjmë vend tërheqës. Turistët vijnë nga të gjithë vendet e botës. Ka edhe turist, që janë rikthyer në resortin tonë. I ftoi të gjithë të vijnë në Gjirokastër”, shprehet Peshkëpia.
Bujar Bardhi është ndalur tek pjesa e çmimeve, të cilat shprehet se kanë ndryshuar. Gjithashtu Bardhi thotë se në proporcion me ushqimin në lokalin e tij, njerëzit thonë se çmimet janë normale.
“Si fillim duhet të vini të vizitoni Krujës, pasi shumë njerëz më kanë thënë që kanë vite që nuk e kanë vizituar Krujën. Unë e kam patur ëndërr të kisha një fermë dhe erdhi dita. Para 3 vitesh fillov me fermën dhe sot që flasim bashkë ferma i ka të gjitha, nga qumështi, rakia, ullinjë etj.
Nga 94 deri më sot, kanë ndryshuar çmimet. Në proporcion me ushqimin, njerëzit thonë se janë normale. Kemi shumë turist të huaj. Unë e shijoj punën që bëj, dal në orën 7:00 të mëngjesit dhe largohem në orën 12:00 të natës. Unë i rri në kokë të gjithëve, rri gjithë kohën edhe në kuzhinë dhe pranë kamarierve”.
Kujtim Dervishi i cili është ka edhe restorant “Panorama” në Dajt, thotë ai është i pari që ka hapur dritat në Dajt.
Shkodra vitet e fundit, flitet vetëm në rastet e vrasjeve apo të krimit, por Saimir Mashku kryemenaxheri i restorant “Iliria”, shprehet se restoranti ka vlera të mëdha jo vetëm për Shkodrën por edhe për për të gjithë Shqipërinë.
“Restoranti ka vlera të mëdha jo vetëm për Shkodrën por edhe për gjithë Shqipërinë. Unë jam kryemenaxheri i restorantit. Të gjithë në staf janë nga Shkodra, e trajtojmë të gjithë stafin. Në darkë ka edhe muzikë live në restorant. Pronari i restorant, gjithçka e ka bërë vetë, duke filluar që nga projekti. Restoranti ofron pamje nga qyteti dhe pamje nga kalaja. E gjithë restoranti është e ndërtuar me gurë, dhe është një mini kala. Restoranti ka menu peshku, dhe është mjaft i njohur për tavën e skapit,” u shpreh Mashku.
Xhorxhia Niço u shpreh se ndihet mirë për faktin se vendi jonë nuk është i prekur gjithnjë nga kronikat e zeza.
“Ndihem mirë për faktin se vendi jonë nuk është i prekur gjithnjë nga kronikat e zeza. Qyteti jonë, Shkodra ka edhe pjesën e turizmit, s’duhet të bazohen vetëm tek lajmet e vrasjeve”.
Discussion about this post