Ish-ministri i mbrojtjes Petro Koçi ka qenë i ftuar sot në ‘’Fax News” për të diskutuar në lidhje me përmmytjet në Shkodër.
Koçi u shpreh se forcat e armatosura janë në gjendje që të përballojnë situatën dhe nuk është e nevojshme që të shpallet gjendja e emergjencës.
Në lidhje me kostot që përmbytjet kanë sjellë, Koçi u shpreh se pasojat më të rënda i kanë ndjerë familjet, e megjithatë ai nuk premtoi asnjë mundësi dëmshpërblimi.
‘’Që të shpallësh gjendjen e emergjencës duhet që situata të jetë e papërballueshme, që nuk ke fuqi ta përballosh me ato struktura dhe forca që ke vënë në lëvizje. Ne kemi ndërhyrë me ato forca që janë dhe deri tani nuk është parë e nevojshme që të shtohen trupat.
Nuk ulet niveli i ujit se shpall emergjencën, sa kohë që e këto forca mjaftojnë, nuk ka pse të mobilizohet e gjithë ushtria. Sot ka një rënie të nivelit të ujërave që janë në grykëderdhjen e lumenjve. S’ka asgjë të re, janë 5 mijë hektarë të përmbytur, shkaktuar kjo dhe nga rënia për një kohë të gjatë e reshjeve të shiut.
Nuk kemi ende një llogari për kostot që janë shkaktuar nga përmbytjet. Dëmet më të mëdha janë te banorët, nga shtëpitë te toka bujqësore apo gjëja e gjallë. Është një situatë e rënduar jo vetëm në Shkodër po në të gjithë vendin, ku nuk kanë munguar as rrëshqitjet e dherave.
Këreksa për shpalljen e emergjencës është një këngë politike, siç ndodhi në Gjirokastër, për një pallat që rrezikonte shembjen. Ja i çove dhe 1500 ushtarë të tjerë, asgjë nuk ndryshon”, u shpreh Koçi.
I pyetur nga gazetarja Brikena Prifti në lidhje me mundësinë e dëmshpërblimeve, Petro Koçi nuk premtoi asgjë, teksa u shpreh: Mundësia e dëmshpërblimit vjen nga qytetarët nga fondet e Buxhetit të Shtetit. Kjo është një çështje që duhet parë në nivel makro. Sigurinë nuk mund ta bëjë shteti, qeveria do të interesohet nëse do gjenden kompesime të mundshme do të financohet, po për momentin mendoj se nuk mund të japim përgjigje sot.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post