Këtë vit për shkak të Pandemisë, Pashkët Katolike në Shkodër dhe kudo festohen pa vizitat tradicionale tek njëri-tjetri.
Edhe lëvizjet janë të kufizuara në kuadër të masave të marra nga koronavirusi.
Kujtojmë se Shkodra është një ndër qarqet më të prekura në vend nga koronavirusi. Por besimtarët katolik në qytetin verior nuk janë ndalur dhe kanë thyer karantinën për të vijuar traditën e kësaj dite atë, të thyerjes së vezëve.
Një traditë e vjeter kjo në kryeqëndrën e veriut në Shkodër. Këta shkodranë sfiduan çdo vendim të autoriteve për qëndruar në shtëpi.
Kampioni dhe ish trajneri kombatëres së boksit Zef Gjoni u shpreh se në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolike masat nuk duhet të ishin kaq të rrepta.
“Ne dolëm, kryeministri këtë ditë të madhe ta kishte lënë pak më lirë. Megjithatë ne po bëjmë punën tonë”, thotë ai.
E nëse ndaj tyre merret masë se kanë thyer izolimin, Zef Gjoni me humor shprehet: “I kemi marrë leje Edi Ramës”.