Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, lidhur me projektin e Unazës së Madhe, nga i cili preken mbi 300 banesa dhe biznese.
Ndërsa u doli sërish në mbrojtje banorëve të Unazës së Re, Basha akuzoi kryeministrin Rama se para dy ditësh ka qenë në Gjermani së bashku me të birin Zahon, duke hapur ekspozita me paratë e qytetarëve, ndërsa fëmijëve të shqiptarëve kërkon tu prishë shtëpitë.
“A e patë ku ishte Edi Rama para dy ditësh? Në Gjermani, kishte marrë djalin me vete, duke hapur ekspozita me lekët e shqiptarëve, ndërsa fëmijet e qytearëve do ti lërë pa shtëpi”, tha Basha në një lidhje për emisionin “Të paekspozuarit”
Më tej ai u shpreh se projekti kushton shumë për shkak se “Gjysmat e parave shkojnë në xhepat e Ramës”, pasi sipas tij, “Kompania offshore është e Edi Ramës”.
Në vijim ai shtoi se, “Shtëpitë e unazës, po prishen që të pasurohen sarajet e Surrelit. Është gati të lërë banorët pa shtëpi dhe është gati edhe të vrasë për para”.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post