Një 18-vjeçare shqiptare ka humbur kontaktet me familjen që prej mesditën e së dielës në rajonin e Kretës në Greqi.
Sipas medias greke vajza shqiptare, nënë e një foshnje u largua nga shtëpia e saj pasditen e së dielës, duke u thënë të afërmve të saj se ajo do të shkonte në parukeri dhe do të kthehej shpejt, por nuk u kthye më.
Kanë qenë të afërmit e 18 vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim në Drejtorinë e Policisë Pyrgos, e cila po heton rastin në fjalë.
Discussion about this post