Një 29- vjeçare e cila ka shkuar në një estetikë për të bërë një trjatim fytyre ka mbetur e plagosur nga pakujdesia e estetisetes dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Këtë rast 29-vjecarja e ka denoncuar në polici. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës ku 29-vjecarja me inciale E.D ka pësuar djegije dhe dëmtime në fytyrë gjatë trajtimit në sallonin e estetikës të 58-vjecares me emrin Lumnie G.
Pasi ka marrë ndihmën e parë në spital 29-vjeçarja ka bërë denoncimin në komisaristin numër 3 në kryeqytet dhe ka ngritur mbi të akuzën “plagosje e lehtë me dashje”. 58-vjeçarja është marrë në pyetje nga policia dhe ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia e saj. Njëkohësisht është shpehur e gatshme që të mbuloj të gjitha shenzimet e saj për mjekun dhe të pajtohej me të dëmtuarën.
Produketet që ajo ka përdorur në trajtim janë brenda normave por vetëm trajtimi ka zgjarur disa minuta më shumë seç duhet, kjo ka shkaktuar edhe djegien sipas estetisetes. 58-vjecarja është nën hetim nga dhe materialit i kaluan Prokuriosë së Tiranës. (J.V/Shuplaka)