Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas ku sipas mediave kosovare një mësues dhe një polic kanë abuzuar seksualisht me një të mitur.
Mediat raportojnë se një 16-vjeçare, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar profesorin e saj që e ngacmonte dhe jo vetëm që nuk ka gjetur ndihmë, por është bërë viktimë e hetuesit policor që mori përsipër çështjen.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, polici V.V. duke e shantazhuar e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të për një vit rresht. Vajza kishte mbetur shtatzënë dhe më pas kishte abortuar.
Sipas raportimit të mediave efektivi i policisë që ka abuzuar me vajzën quhet Vesel Veseli dhe një javë më parë ka marrë certifikatë lavdërimi për punën e tij si polic në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe, ai ka shfrytëzuar seksualisht 16-vjeçaren e cila kishte shkuar në komisariat për të denoncuar profesorin i cili kishte abuzuar me të.
(M.Q/Faxweb.al)