Mediat greke raportojnë se një mjek gjinekolog është arrestuar nga policia mbrëmë në Heraklion, duke shkaktuar një tronditje në komunitetin lokal të zonës.
Sipas informacioneve nga policia, mjeku 50-vjeçar u arrestua pas denoncimit që kishte bërë një vazjë 18-vjeçare, sipas së cilës mjeku kishte kryer veprime të pahijshme teksa e vizitonte.
Mjeku e mohon akuzën e ngritur ndaj tij, duke argumentuar se ajo që ndodhi bazohej në procedurat e punës dhe nuk kishte si ta vizitonte ndryshe vajzën.
Sipas denoncimit të së resë, vajza kishte shkuar për një vizitë gjinekologjike.