Në Përmet janë kapur nga policia 41 kilogramë kanabis. Në prangat e policisë ka rënë 68-vjeçari Myslim Shpata në fshatin Miçan.
Mësohet se droga ruhej në godinën, që dikur shërbente si shkollë e mesme për të rinjtë e fshatrave të zonës.
Duke parë përhapjen masive të kultivimit të drogës, shkolla është braktisur dhe funksioni më i mirë që mund të kryejë për momentin është si magazinë e hashashit. (J.V/Shuplaka)