Ndriçim Mehmeti ekspert në çështjet e arsimit, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, për të folur për protestën që po zhvillohet në Universiteti Bujqësor i Tiranës për shkak të ndërtimit të një shkolle brenda territorit të këtij universiteti.
“ Kryetari i Bashkisë ka mbjellë pemë në atë vend, ndërsa kryeministri tha do ju dhurojmë 1 milionë euro, por nuk është bërë asgjë.
Nuk po kuptohet nëse privati apo shteti, për cfarë duhet të ndërtohet një shkollë patjetër në Njësinë 11.
Është shkelur rëndë ligji, në baz të nenit 3 për lirinë akademike, është një pasuri e paluajtshme, kjo tokë kafshohet, grabitet e dini çdo të thotë që të bashkëjetojnë në një oborr një 6 vjeçar me një 18 vjeçar, është e pa imagjinueshme, dhe këtu kemi shkelje të rëndë të ligjit.
Pedagogët dhe studentët duhet të shkojnë të ngrenë një padi ligjore, nuk kemi të bëjmë një konflikt të hapur por një konflikt civil.
Pakt i Universitetit është marrëveshja e universitetit mes humbësit dhe fituesit, humbësit janë studentët, sepse kryeministrit nuk i eci me studentët dhe mblodhi rektorët e universiteteve ata e dëgjojnë ndërsa ai jep leksione, ndërsa pikën e dobët e ka me rektorin e Universitetit të Tiranës, nuk e di pse do ta gllabërojë atë”, tha eksperti Mehmeti.
I pyetur për ndërhyrjen e kryeministrit në autonominë e universiteteve, eksperti është shprehur se është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë.
“Hera e parë që ndodh, nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ai thotë që e marrim në dorë dhe u tregoj se si bëhet, po pse nuk na e tregove këto 6 vjet se si bëhet? Ai vetë e katandisi arsimin në këtë derexhe, Ministrja e Arsimit ka deklaruar që mua më plasi gota në dorë se nuk e dija , dhe me të drejtë gazetari i ka thënë: zonjë po ikën 5 vjet, janë dhënë premtime shumë të mëdha për arsimin. Kryeministri ka premtuar realizimin e tetë pikave plus. Ku janë? Sepse nuk po kuptoj këtu ku është plusi, unë nuk kuptoj as 8 as plusin.
Ku është bibloteka statike që unë të vij të studioj siç janë në të gjithë botën të jetë e hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të mëngjesit?!
Akrediditim u tha do të bëhet nga të huaj, shkojnë pedagogët e universiteteve private për të bërë vlerësimin e universiteteve publike dhe ka konflikt interesi sepse kompania “ELKA”e famshme britanike u largua sepse shteti nuk paguante dot për ta, ndërsa tani kanë mbetur këta të privatIt me stemën angleze”, u shpreh Mehmeti.
Ndërkohë kujtojmë që studentët e UBT-së kanë prej dy ditësh që protestojnë kundër vendimit të Gjykatës për ndërtimin e një shkolle në truallin e Universitetit e tyre.
Kjo pjesë e truallit të Universitetit ka qenë fidanishtja e Universitetit dhe me vendim gjykate i është dhënë pronarëve të tokës (lexo këtu).
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/383417758922522/