Gazetari shqiptar nga Kosova Daut Dauti ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkuan se në një shkollë në Fier janë dhunuar libra nga disa serb sepse sipas tyre në këtë qytet ka pakicë serbe.
“Si është e mundur që ju të lejoni shpërndarjen e materialeve në shkolla ku nuk ka serbë kur në të njëjtën kohë juve nuk ju lejohet që t’a bëni të njëjtën gjë në Serbi në disa dhjetëra shkolla ku ka vetëm shqiptarë?’’, i drejtohet gazetari qeverisë, duke shtuar ndër të tjera se në Fier, ku nuk ka asnjë serb, ka shkollë serbe.
Gjithashtu në krahas postimit të tij gazetari ka publikuar edhe një foto që e ka marrë sipas asaj që thotë, ai nga Facebook i njëfarë Dimitrije Markoviqit, i cili thotë se në Fier ka shkollë serbe.
Postimi i Plotë:
Shkollat serbe në Shqipëri?! Këta, në këtë fotografi, janë serbë të cilët i kanë dhuruar libra një shkollës serbe në Fier! Merreni me mend, në Fier, ku nuk ka asnjë serb, ka shkollë serbe! Dhe, serbët e Serbisë organizojnë pajisjen e kësaj shkolle serbe me literaturë! Me këtë rast ne patjetër duhet t’ia parashtrojmë një pyetje qeverisë në Tiranë: Si është e mundur që ju të lejoni shpërndarjen e materialeve në shkolla ku nuk ka serbë kur në të njejtën kohë juve nuk ju lejohet që t’a bëni të njejtën gjë në Serbi në disa dhjetëra shkolla ku ka vetëm shqiptarë? PS. Kjo fotografi është marrë nga Facabook i njëfar Dimitrije Markoviqit (Димитрије Марковић) dhe nën fotografi është ky tekst: Данас смо српској школи у албанском граду Фиеру уручили уџбенике и друга наставна средства, поклон Општине Чајетина и председника Милана Стаматовића.”
Discussion about this post