Ndërkohë që studentët protestojnë prej dy ditësh para para Ministrisë së Arsimit dhe kanë rreshtuar 4 kërkesat e tyre, kësaj proteste i është bashkuar edhe “Student Economic Forum”, nga Universiteti Bujqësor.
Me anë të një deklarate shpërndarë për mediet, “Student Economic Forum”, shprehet se mbështet fuqimisht kauzat e studentëve të ngritura në protestë.
Por veç kësaj “Përfaqësuesit e Studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës”, ka rreshtuar 10 kërkesa tashmë, nga nga 3 me të cilat u nis në ditën e parë protesta.
Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.
Deklaratë nga Përfaqësuesit e Studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës
Student Economic Forum si një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2014 nga një grup studentësh dhe pedagogësh të UBT-së, mbështet fuqimisht kauzat e studentëve të ngritura në protestë.
Studentët, përfaqësues të forumeve dhe klubeve studentore të UBT-së, përfaqësues të 5 fakulteteve, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit; Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit; Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit; Fakultetit të Mjekësisë Veterinare; Fakultetit të Shkencave Pyjore kanë vendosur si më poshtë:
1- Bojkotin e mesimit për datën 7/12/2018;
2- Vazhdimin e protestave para fakulteteve (8:30) dhe Ministrisë së Arsimit (10:00);
Ky vendim është marrë pasi struktura drejtuese e SEF (50 studentë) dhe klubet studentore të UBT-së (30 studentë) e kanë miratuar unanimisht me votë të lirë;
Kërkesat e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:
1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifes me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
Këto janë kërkesa të panegociueshme të cilat studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës i quajnë të shenjta.
Ne jemi të gatshëm të luftojmë për t’i fituar këto sfida një e nga një, njësoj si studentët e Bashkimit Europian para 30 – 40 vitesh nëpërmjet lobimit, advokimit dhe protestave në vendet e tyre.
Jemi të gatshëm të diskutojmë me këdo që merrë përsipër të zgjidhë 10 kërkesat e studentëve të UBT-së.
Për Shqipërinë që i do dhe i mbështet studentët!
(B.B/ Faxweb.al)