21:40 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkon në 154 numri i të shëruarve nga COVID-19, 8 vetëm në 24 orët e fundit. Mes tyre nënë Rukija 84-vjeçe

17:25 | 08/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkon në 154 numri i të shëruarve nga COVID-19, 8 vetëm në 24 orët e fundit. Mes tyre nënë Rukija 84-vjeçe

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 8 pacientë të infektuar me koronavirus janë shëruar e për rrejdhojë kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit.

Midis tyre është edhe nënë Rukija, 84-vjeçe që ka lënë sot Spitalin Infektiv thotë Manastirliu ndërsa numri i personave të shëruar ka shkuar në 154 ku përfshihen qytetarë dhe staf mjekësor.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga ?#COVID19?
8️⃣ pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅

Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastirliu

Nga 236 persona të testuar kanë rezultuar pozitiv 17 persona duke e çuar numrin total të të prekurve në 400. Deri më tani në vendin tonë kanë vdekur nga ky virus 22 persona. Në raportimin ditor Albana Fico, drejtoreshë e ISHP-së deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 persona duke e cuar numrin e te rikuperuarve në 154.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja me COVID-19, shkon në 400 numri i të prekurve

23 të shëruar në 24 orë, shkon në 154 numri i të shëruarve

Dr. Albana Fico
Instituti i Shëndetit Publik
Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: nene rukijeaogerta manastilriute sheruar
Pas

Padia e qeverisë ndaj spitalit privat, ish-deputetja: Do të zbulonte shifrat reale të personave me koronavirus

Para

E FUNDIT/ Brukseli propozon zgjatjen e izolimit deri më 15 Maj, këto vende dolën kundër

Para
Çelja e negociatave, KE nxjerr dokumentin: Ja kur do të rifillojnë sërish diskutimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

E FUNDIT/ Brukseli propozon zgjatjen e izolimit deri më 15 Maj, këto vende dolën kundër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.