Të paktën deri më tani 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara. Situata më problematike paraqitet në Georgia ku kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa Guvenatori Nathan Deal ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 7 qarqe. Ndërkohë në Missipi kanë humbur jetën 4 persona nga toronadot, ndërsa në krahinën e Brooksit 2 persona humbën jetën pasi tornado goditi vendin ku ata po qëndronin duke i hedhur 150 metra larg.
Rreshje të denduara ka pasur edhe në qytetin e Charlote, ndësa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas. Sipas shërbimit metorologjik priten stuhi të tjera në Florida dhe në jug të Georgias. (J.V/Shuplaka)