Nga dy shpërthimet të njëpasnjëshme me eksploziv që ndodhën mbrëmjen e djeshme në koncertin e Ariana Grandes në Manchester ka shkuar në 22 numri i të vdekurve. Po kështu nga të plagosurit reaportohen deri më tani 60 persona. Duhet të theksojmë që shumica e të plagosurve dhe nga ata që kanë humbur jetën janë adoleshentë dhe të rinj. Shpërthimet e fuqishme me eksploziv kanë ndodhur në mes të performancës së këngëtares dhe menjëherë është shpërndarë turma. Po kështu ende një pjesë e të rinjve nuk ka kontaktuar me familjet e tyre dhe të afërmit kanë bërë lajmërime në rrjetet sociale ku kanë postuar fotot e tyre dhe kërkojnë që çdokusht ë jap infomacion.
Ky është sulmi më vdekjeprurës në Britani në dekadën e fundit. Njerëzit janë ndjerë të tmerruar pas shpërthimeve dhe më pas kanë tentuar që të largohen sa më parë nga vendi i koncertit.
Sulmi, i cili u zhvillua në zonën hyrëse të arenës dhe la qindra njerëz që iknin në terr, me të rinjtë në koncertin e ndarë nga prindërit e tyre në kaos.
Ngjarja ka shkaktuar shumë panik jo vetëm te të pranishmit në koncert po dhe te gjithë populli britanik.
“Ne po punojmë për të vendosur detajet e plota të asaj që po trajtohet nga policia si një sulm terrorist i tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e atyre që janë prekur”, tha Theresa May.
Po kështu për këtë sulm ka reaguar edhe vetë këngëtarja Ariana Grance, e cila ka theksuar se ndihet e shokuar dhe me zemër të thyer. (J.V/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1876″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]