Ka shkuar në 26 numri i viktimave të tërmetit, ku përveç 24 personave që janë raportuar nga Ministria e Mbrojtjes pak minuta më parë është nxjerrë një trup nga rrënojat në Thumanë, dhe ka ndërruar jetë një i mbijetuar i ditës së djeshme nga spitali i Traumës.
Në Thumanë pas shumë kërkimesh është nxjerrë nga rrënojat trupi i një mashkulli, ndërkohë qënë spitalin e Traumës, nuk ka mundur që ti shpëtojë dot plagëve të marra 25 vjeçari Saimir Gregu.
Kërkimet për të tjerë njerëz nën rrënoja vazhdojnë në Thumanë dhe në Durrës.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Igjeum që prej mëngjesit të djeshem, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 balle, e deri në momentin që po flasim janë shënuar 310 pasgoditje.
Ministria e Mbrojtjes raporton se në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.
Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.
Mbi 200 specialiste te kerkim shpetimit dhe emergjencave civile nga: BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut kane mberritur ore pas ore ne Shqiperi per te asistuar ekipet shqiptare.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post