Nga zjarret në veri të Kaliforni deri më tani raportohen 31 janë viktima.
Tetë mijë forca zjarrfikëse janë përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarreve në 20 zona, por ekziston frika nga erërat e forta, të cilat mund të përkeqësojë situatën.
Rreth 1100 persona konsideroheshin të humbur, ndërsa janë shpëtuar 745. Mbetet akoma më shumë se 300 persona të cilët duhet të shpëtohen nga zjarret.
Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 80 mijë hektarë tokë. Deri më tani janë shuar 10% e hapërsirave që kanë pushtuar zjarret. (J.V/Shuplaka)