17:27 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkon në 4 numri i të prekurve me COVID-19 në Tropojë, çifti infekton të afërmen

15:16 | 30/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Mbërrijnë tek Spitali Infektiv dy të dyshuar me koronavirus

Numri të prekurve më COVID-19 ka shkuar në 4 siç bëri më dije ministria e Shëndetësisë dhe rasti i katërt është një grua e afërme e çiftit të parë që u infektua me koronavirus.

Burime për Fax News bëjnë me dije se e infektuara është gruaja e xhaxhait të çiftit,(domethënë e burrit), dhë është komshi me çiftin.

Ndërkohë që edhe vëllai i gruas që bashkë me burrin ishin çifti i parë me COVID 19 në Tropojë, ka rezultuar pozitiv, por ai ka pasaportizimin në Tiranë dhe rezulton në rastet e Tiranës dhe jo të Tropojës.

Ndërkohë kujtojmë se ka shkuar në 11 numri i viktimave nga COVID 19 në vendin tonë dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë të infektuar nga koronavirusi janë 223 persona.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë: 

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

Etiketa: covid 19tropoje
Pas

Bashkia e Durrësit miraton fondin e emergjencës, sa para vendosi në dispozicion për vitin 2020

Para

Nuk përmbahet djali nga Tirana, vetëkënaqet në ballkonin e shtëpisë (VIDEO)

Para
Nuk përmbahet djali nga Tirana, vetëkënaqet në ballkonin e shtëpisë (VIDEO)

Nuk përmbahet djali nga Tirana, vetëkënaqet në ballkonin e shtëpisë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngordhja e bagëtive në Shkodër, izolohet ferma, dyshime për sëmundje virale

Gjermani, qeveria e Merz sfidon gjyqtarët për ndalimin e azilkërkuesve

Gjermani, qeveria e Merz sfidon gjyqtarët për ndalimin e azilkërkuesve

Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE varet nga dialogu me Serbinë, jo nga…

SHBA paralajmëron Francën dhe Britaninë që të mos njohin shtetin e Palestinës

Droga trafikohej nga Holanda e Spanja, shpërndahej në Helsinki dhe qytete të tjera të Finlandës. Si funksiononte rrjeti që drejtohej nga shqiptarët, SPAK ndoqi në terren anëtarët e grupit

Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi: E pamundur të ndodhë tani…

Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës nga PPE

Eduard Zaloshnja: Në një sistem proporcional kombëtar pa prag, PS do të merrte 75 mandate dhe PD-ASHM vetëm 46…

VIDEO/ 19-vjeçarja serbe pësoi atak paniku gjatë fluturimit me parashutë dhe ra nga lartësia. Pamjet e momentit tragjik në Budva

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.