Ka shkuar në 44 numri i personave të vdekur gjatë zjarreve të Kalifornisë, ndërsa numërohen rreth 200 të humbur përgjatë gjithë shtetit.
Në një video të publikuar së fundmi duket qartazi përpjekja e banorëve të Kalifornisë për t’i shpëtuar tmerrit të flakëve, teksa helikopterët i vijnë në ndihmë duke shuar flakët me ujë nga lart.
Filmimet pasqyrojnë qartazi itensitetin e flakëve në zjarrin e Kalifornisë, në një kohë që temperaturat e bëjnë zjarrin më vdekjeprurës të mundshëm.
(J.D/Faxweb.al)