17:59 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkon në 51 numri i viktimave të tërmetit, vdes në Tiranë 20-vjeçarja Xhesika Biqiku

12:29 | 30/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E FUNDIT/ Ekipet malazeze ndërpresin kërkimin tek rrënojat e hotelit në Durrës, zëvendësohen nga zviceranët dhe italianët

Shkon në 51 numri i viktimave të tërmetit, vdes në spital 20-vjeçarja Xhesika Biqiku.

Xhesika Beqiku 19 vjec është viktima e parë e tërmetit në Tiranë. Sipas mjekëve Xhesika kishte pësuar çarje në kokë pasi i ishte goditur nga parapeti i tarracës ndërsa dilte jashtë bashkë me familjen e saj.

Të dëmtuar në spital janë dhe nëna e Xhesikës Rozeta e cila ka këmbën e thyer si dhe çarje në kokë. Gjithashtu dhe e motra e viktimës 20-vjeçare, Sabina 22 vjeç ka nje kembe të thyer si dhe çarje në shpatull.

Të tre femrat u dëmtuan kur vrapuan nga banesa e tyre në Kombinat për të dalë jashtë dhe u goditën nga një mori tullash që i zunë poshtë.

I ati i Xhesikës, prej disa ditësh bënte apel që ta nisnin 20-vjeçaren drejt Italisë pasi ishte në gjendje të rëndë.

“Vajza e vogël Xhesika është shumë rëndë. I kanë rënë tullat në kokë. Goca dhe gruaja janë me fraktura. I lutem qeverisë dhe Edi Ramës të ma dërgojë vajzën në Itali sepse këtu nuk bëhet ka shumë dëmtime në tru, dje erdhën doktorët italianë dhe po i rrinë tek koka.

Vetëm Edi Rama e ka në dorë. I lutem shumë, ja di për nder nëse ma shëron gocën. Falënderoj mjekët që i kanë qëndruar tek koka. Vajza është 20 vjeç. Ta dërgojnë në Itali ose Turqi, ku të dojë qeveria.

Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit. Pallati është i pabanueshëm. Gruaja me fraktura në kokë dhe këmbën e ka allçi. Ashtu edhe vajza Sabina ka fraktura në kokë dhe me allçi tek këmba.

Xhesika është shumë keq. Vetëm mjekët italianë e shërojnë.

Emri i ka dalë për të shkuar në Itali. Këtë e ka në dorë qeveria, Edi Rama.

Nuk kam biseduar me vajzën, vetëm e kam parë. Ishte keq.”, apelonte i ati vetem nje ditë më parë. Sot është një ditë zie në familjen Biqiku e cila sapo ka humbur vajzë 20-vjeç, studente e arkitekturës, ndërsa 2 pjesetare te tjera ndodhen në spital.

Nga tërmeti katastrofik 6.3 i shkallës rihter në Shqipëri derimë tani janë shënuar 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, ndërsa kanë humbur banesat mijëra të tjerë.

Etiketa: termeti 26 nentorviktima 51xhesika biqiku
Pas

Shqiptarët shpërngulen në Kosovë pas tërmetit, ja sa njerëz janë futur në pikën kufitare gjatë 24 orëve të fundit

Para

Arkitektja e ardhshme/ Kush ishte Xhesika Biqiku, viktima e parë nga tërmeti në Tiranë, iu plagosën dhe nëna me motrën (Apeli i babait)

Para
Arkitektja e ardhshme/ Kush ishte Xhesika Biqiku, viktima e parë nga tërmeti në Tiranë, iu plagosën dhe nëna me motrën (Apeli i babait)

Arkitektja e ardhshme/ Kush ishte Xhesika Biqiku, viktima e parë nga tërmeti në Tiranë, iu plagosën dhe nëna me motrën (Apeli i babait)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia

Armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja: Siria forcon praninë ushtarake në Suveida

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.