Në gjykatë ka nisur séanca gjyqësore për të dhënë masën e sigurisë ndaj Admir Cerpjës. Mësohet se në këtë seancë Admir Çerpja ka merr statusin e dëshmitarit të penduar.
Po kështu janë arrestuar nga policia për këtë grabitje edhe 1 pjestarë fisit Kupa, Dash Kupa. Deri më tani janë arrestuar nga policia 6 persona për grabitjen në Qafën e Kasharit, ku u vodhën 3.2 milionë euro në datën 9 shkurt. Ndërkohë sipas policisë edhe një tjetër person është shpallur në kërkim.
Tashmë në kërkim mbetet vetëm Admir Murataj (Nika) që, sipas policisë, është ideatori dhe kapoja i grupit, ndërsa Çerpja, me të cilin ka lidhje familjare, konsiderohej si krahu i tij i djathtë.
Detaje:
Në sajë të operacionit “Patriot”, u bë e mundur kapja sot në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, të shtetasit të shpallur në kërkim Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e
Rinasit. Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftimin e policisë. (J.V/Shuplaka)